Hetimi në vend ku ka pasur zjarr është hetim më kompleks për shkak se digjen gjurmët materiale. Këtë në bisedë me TV21 e deklaroi profesoresha e kriminalistikës, Marina Malish Sazdovska.
Sipas saj, MPB ka vepruar në mënyrë profesionale dhe në afat të shkurtër i ka ndërmarrë të gjitha masat në pjesën e hetimit kriminalistik.
“Kjo dëshmon se kemi veprim profesional, nuk shoh ndonjë përjashtim. Fakti që momentalisht nuk është në paraburgim kryetari i komunës, do ta interpretoja vetëm nga mënyra se ndoshta në procedurë nuk ka bazë për mbajtjen e tij të mëtejshme. Fakti që disa persona janë arrestuar, nuk do të thotë se ndaj tyre do të ngrihet procedurë penale. D.m.th. t’i lëmë hapësirë veprimtarisë kriminele-operative të veprojë dhe të marrim hetimin e plotë nga e gjithë ngjarja”, vlerëson Malish Sazdovska./TV21
