Në një përgjigje të shkurtër, për RTV21, anëtari i Nismës Social Demokrate Vesel Krasniqi ka mohuar zërat se Nisma do ta votojë qeverinë e krijuar nga LVV-ja.
Megjithatë Krasniqi i tha rtv21 se Nisma është e pozicionuar në qëndrimet e kryetarit të saj Fatmir Limaj se do të ulet të diskutoj me këdo që e thërret për krijimin e qeverisë së ardhshme.
“Jo ne qëndrojmë mbi atë se çka ka thëne kryetari Limaj ne jemi të hapur për të diskutuar me këdo që na thërret për të diskutuar për formimin e qeverisë. Mbajmë pozicionim të hapur për kë do’’.
Ndryshe kryetari i Nismës Fatmir Limaj, pak dit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte deklaruar se Nisma është subjekt politik i ndarë nga AAK-ja dhe se është e hapur të diskutoj me këdo që e thërret për formimin e qeverisë. Në bazë të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit ka siguruar 3 ulëse në Kuvend./RTV21/21Media
