Deutsche Bank vlerëson tendencën aktive të tregut të konsumit kinez

“Besimi i konsumatorit kinez është rritur ndjeshëm”. Banka më e madhe tregtare e Gjermanisë, “Deutsche Bank”, bëri së fundmi një vlerësim të tillë mbi tendencën aktive të tregut të konsumit të Kinës. Raporti i fundit i bankës tregon se më shumë konsumatorë kinezë po ndihen më mirë se vitin e kaluar, me 52 % të të anketuarve të gatshëm të rrisin shpenzimet sipas dëshirës, përqindja më e lartë në një vit. Kjo vërtetohet edhe në të dhënat e publikuara nga qeveria kineze: në dy muajt e parë të këtij viti, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë arritën në 8373.1 miliardë juanë, një rritje që i tejkaloi pritshmëritë.

Më e rëndësishmja, Kina ka një popullsi prej më shumë se 1.4 miliardë banorësh, që e bën atë një nga tregjet më të mëdha në botë dhe një burim të vyer. Sipas parashikimit të kompanisë “McKinsey”, deri në vitin 2030, banorët e qyteteve kineze do të nxisin 91% të rritjes së konsumit global, ndërsa 700 qytetet e Kinës do të kontribuojnë në një total prej 7 trilionë dollarësh në rritjen e konsumit urban global, me një normë kontributi prej 30%. Konsumi është një motor i rëndësishëm që drejton rritjen ekonomike.