Një tragjedi ka tronditur përgatitjet e kombëtares braziliane për ndeshjen kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pak para fillimit të seancës stërvitore të planifikuar në stadiumin Mané Garrincha në Brasilia, një punëtor i ngarkuar për ngritjen e një skene mbeti viktimë e një goditjeje elektrike vdekjeprurëse.
32-vjeçari është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm, të cilët kanë tentuar për një kohë të gjatë për ta ringjallur me manovra kardiopulmonare. Fatkeqësisht, pas rreth një ore përpjekjesh, ai u deklarua i vdekur.
Zjarrfikësja raportoi: “Ai ishte në arrest kardiak kur ekipet e shpëtimit mbërritën, përpjekjet për reanimim zgjatën rreth një orë, por rezultuan të pasuksesshme. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u sqaruar”.
Episodi tragjik preku në mënyrë të pashmangshme edhe kombëtaren braziliane të drejtuar nga Dorival Júnior, i cili po përgatitej të zhvillonte një nga seancat e fundit përpara se të nisej për në Buenos Aires. Stërvitja u shty me më shumë se një orë, por skuadra vendosi të vazhdojë përgatitjet për shkak të sfidës shumë delikate ndaj Albicelestes më 26 mars.
The post Tragjedi para stërvitjes në Brazil! Kombëtarja e Seleçaos tronditet emocionalisht appeared first on Telesport.
