Ish-mbrojtësi i Juventusit, Mark Iuliano, i kontaktuar nga “Sport Mediaset”, foli për zhvillimet e fundit te Juventusi, ku brenda pak orësh Igor Tudor pritet të zëvendësojë Thiago Motta.

A është i drejtë shkarkimi i Thiago Mottës?
Flas si tifoz, kam lindur juventin dhe do të jem gjithmonë i tillë, përveçse kam luajtur për klubin bardhezi. Është gjithmonë e dhimbshme ta shohësh skuadrën që vuan, por në një moment duhen marrë vendime. Nuk e di nëse është e drejtë të shkarkohet Thiago Motta, por ai është një profesionist i madh që u përpoq të jepte më të mirën. Megjithatë, paraqitjet nuk ishin gjithmonë bindëse. Juventusi vjen përpara trajnerëve dhe lojtarëve. Meqë nuk mund të largosh lojtarët, duhet të vendosësh çfarë të bësh dhe ta bësh shpejt. Juventusi duhet të shkojë në Champions, prandaj nëse duhet të ndryshosh, duhet të marrësh vendime të forta.

Tudor është graduar deri në qershor…
E njoh shumë mirë Giuntolin. Pavarësisht kritikave që i janë bërë, e di se çfarë lloj drejtuesi është. Është një njohës i madh i futbollit, mendoj se është një nga më të mirët në rolin e tij. Igor është një trajner i madh, mendoj se mund të bëjë shumë mirë. Ai e njeh ambientin, klubin dhe çfarë do të thotë të jesh te Juventusi.

Del Piero ishte shumë kritik pas humbjeve ndaj Atalantës dhe Fiorentinës. Te Juventusi yt do të kishte ardhur një reagim…
Në Juventusin tim kjo nuk do të ndodhte kurrë. Të gjithë ishin jashtëzakonisht të fortë. Nuk është e drejtë të flasim për të kaluarën, sepse çdo epokë është ndryshe, por kush vinte te Juventusi e dinte çfarë e priste dhe çfarë duhej të bënte. Ky është aspekti që është humbur vitet e fundit: lojtarët janë bërë më të rëndësishëm se sa logoja që mbajnë në gjoks.

The post Iuliano për shkarkimin e Motta: Nuk mund të largosh lojtarët…, Juventusi duhet të sigurojë Champions-in appeared first on Telesport.