Kryeprokurori Lupço Kocevski, mëngjesin e së hënës ka zgjeruar ekipi në 11 prokurorë publikë, të cilët janë duke vepruar në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan, përcjell TV21. Duke pasur parasysh shtrirjen e veprimeve tashmë të ndërmarra dhe zgjerimin e hetimit deri më tani janë marrë në pyetje më shumë se 300 dëshmitarë, si dhe veprime të tjera hetimore e mendime të duhura ekspertësh nga fusha të ndryshme.
Prokurori publik Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë që do të shqyrtojë në detaje çdo aspekt dhe linjë të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan. Prokurorët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave të tragjedisë ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Deri më tani 34 persona janë të dyshuar, 27 prej të cilëve është hapur hetim, në mesin e tyre 24 vetëm se janë në masën e arrestit me paraburgimit 30 ditë./tv21.tv
