Kanë përfunduar 45-minutat e para në ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria po fiton 2-0 ndaj Andorrës, me dy gola të Rei Manaj. Goli i parë në minutën e 9-të, ku sulmuesi kuqezi dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të marrë nga Asllani nga goditja e dënimit. Në minutën e 19-të, pas një kombinimi të bukur, Broja asiston për Manaj, i cili nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën për herë të dytë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia po fiton në “Wembley” 1-0 ndaj Letonisë me supergolin e Reece James nga goditja e dënimit në minutën e 38-të.

Në ndeshjet e tjera, Bosnja po barazon ndaj Qipros. Vendasit kaluan në avantazh të parët me golin e Demirovic në minutën e 22-të, miqtë barazuan në fund të pjesës së parë me Pittas.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Rumania po fiton 0-2 në transfertë ndaj modestëve të San Marino. Në Warsaw, Polonia po fiton 1-0 ndaj Maltës me golin e Swiderski.

The post Kualifikueset për WC2026: Asnjë surprizë në pjesët e para, ekipet favorite bëjnë detyrën appeared first on Telesport.