Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho, ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës. Trajneri kuqezinjve shprehet i kënaqur me këtë fitore dhe tregon se skema e përdorur ndaj Andorrës nuk ishte provuar asnjëherë në stërvitje.

“Jam ishumë i kënaqur me këtë fitore. Unë dhe djemtë e meritonim këtë fitore për të hyrë në garë. Kishim nevojë. Bëmë disa ndryshime të skemave dhe arritëm të fitonim. Këtë skemë që përdorëm ndaj Andorrës nuk e kemi praktikuar asnjëherë në stërvitje.

Armando Broja është një lojtar i fortë. I ka të gjitha. Ai mund të jetë i rrezikshëm për kundërshtarët. Broja i jep thellësi lojës. Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër”, tha Sylvinho.

The post “Jam i kënaqur me këtë fitore”, Sylvinho flet pas ndeshjes dhe ka dy fjalë për Brojën appeared first on Telesport.