Kjo verë do të jetë mjaft e rëndësishme te skuadra e Manchester United, që pritet të largojë nga 7 deri në 10 lojtarë, për të nisur një revolucion të madh.
Klubi duket se ka marrë edhe miratimin e trajnerit Ruben Amorim, që ka përgatitur një listë të gjatë me lojtarët që do të largohen. Natyrisht nëse ofertat që vijnë në adresë të tyre do të jenë ato të duhurat.
I pari është Jadon Sancho, aktualisht i huazuar te Chelsea, që pritet të paguajë edhe klauzolën. Të tjerë lojtarë të huazuar janë Marcus Rashford dhe Antony, që gjithashtu pritet të shiten përfundimisht.
Arkëtimet nga këta tri lojtarë pritet të kapin 50 milionë euro, por shuma mund të rritet edhe më shumë, pasi lista e lojtarëve që do të “hapin krahun” është e gjatë.
Jonny Evans dhe Tom Heaton pritet të dalin në pension, ndërsa Christian Eriksen dhe Victor Lindelof do të lejohen të largohen, pasi kontratat e tyre me “djajtë e kuq”, skadojnë këtë verë.
Gjithashtu, edhe Casemiro (33 vjeç) pritet të vihet në dispozicion për transferim, lojtar për të cilin ka mjaft interesim nga Arabia Saudite. Pra, mbi 50 milionë euro mund ët arkëtohen, shumë që më pas do të përdoret për blerjet e reja.
The post Të paktën 7 lojtarë të shitje, ja shuma që synon të arkëtojë Manchester United appeared first on Telesport.
