“Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët”, kështu tha Besa Kadriu në Daily Click qëedhe ditë më parë, përmes rrjeteve sociale shprehi kritikat e saj ndaj pushtetit, ndonëse në opinion dihej që është pjesë e Lëvizjes Besa. Kadriu tha se, duhet vetëmohim edhe në situatat kur karrigia e pushtetit duket e mirë dhe duhet ngritur zërin për të mos lejuar përuljen.

“Duhet të jemi vetëmohues në situata kur mund të na duket e mirë karrigia e pushtetit, megjithatë duhet të tregojmë dhe të ngritim zërin sepse unë konsiderova se kjo gjë është në vazhdimësi përulje, heshtje. Shqiptari nuk është mësuar, nuk dua të përmendi ndasi në pikëpamje etnike, pro ndonjëherë detyrohemi për t’i treguar se si vijnë këto problematika. Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët tanë sepse ka edhe njerëz të respektuar, por në mesin e atyre, sidomos ata që e kanë pozicionin e udhëheqësve, në shekullin 21, një vend me gojën plot që aspiron për tu anëtarësuar në BE, e ka problem që të bashkëjetojë me dy etnitete që e përbëjnë shumicën në këtë shtet”, tha Bes Kadriu.