“Partitë politike nuk duhet të jenë prona të padronëve”, kështu tha Besa Kadriu, por e pyetur se “A ka “padron” Lëvizja Besa?”, ajo nuk dha një përgjigje direkte, por tha se, njerëz të caktuar e kanë konsideruar që një parti e caktuar është e tija. Kadriu tutje tha se, disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre, por partitë për të arritur qëllime, i vendosin në funksione të caktuara.
“Njerëz të caktuar duke ndërhyrë nga struktura që kanë ndikim të jashtëzakonshëm, e kanë konsideruar veten që kjo është parti e imja, ndoshta jo me fjalë por me veprime të theksuara që i kanë bërë. Unë bëjë politikën, unë caktoj njerëzit, unë vendos funksionarët që do të jenë. Në momente të tilla, sigurisht që ne nuk duhet të biem pre e ndikimit të këtyre rrethanave, për t’iu dhënë hapësirë atyre njerëzve që për mendimin tim, nuk kanë edhe profesion të tyre. Asnjëherë nuk kanë ushtruar një punë në institucionet e shtetit dhe për t’i arritur këto qëllime, shpesh here partitë politike i vendosin ata në funksione që nuk është për tu arsyetuar”, tha Kadriu në Daily Click.
