Një tërmet prej 7.7 ballë Rihter goditi Mianmarin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Mianmarin mëngjesin e sotëm (28 mars).

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Tajlandë, ndërsa shkaktuan panik te qytetarët të cilët kanë lënë menjëherë banesat e kanë dalë në rrugë.

Një person humbi jetën dhe 50 të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë shumëkatëshe që ishte në ndërtim e sipër u shemb në kryeqytetin e Bangkokut.

Tërmeti në Mianmar ndodhi në një thellësi fokale prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje e fortë toke me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Fill pas këtyre goditjeve, Kryeministri i Tajlandës thirri një mbledhje urgjente ku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz apo dëme të konsiderueshme në banesa.