Pas paralajmërimit të liderit të opozitares LSDM, Venko Filipçe se javën e ardhshme në Kuvend do të iniciojë takim liderësh pas zjarrit në Koçan, nga qeveria thonë se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare e as iniciativë nga LSDM, përcjell TV21. Megjithatë prej atje thonë se qeveria dhe kryeministri janë të hapur për çdo lloj propozimi dhe iniciativë që kanë për qëllim të ndihmojnë.
Kryetari i LSDM, Venko Filipçe i cili dje ishte i ftuar në mbrëmjen për donacione për ndihmë të familjeve të viktimave dhe të të lënduarve në zjarrin në Koçan që e organizoi Kanal 5, paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do të thërrasë takim të liderëve të partive më të mëdha politike./tv21.tv
