Më 29 mars, në Hainan u zhvillua ceremonia e krijimit pranë CMG-së, të komitetit të ekspertëve mbi Detin e Kinës Jugore dhe publikimit të raportit të njohjes nga Azia Juglindore mbi Detin e Kinës Jugore. Ceremonia u zhvillua bashkërisht nga CMG, Instituti Kinez i Detit të Kinës Jugore dhe Qendra e Studimeve Detare Huayang.
Drejtori i CMG-së, Shen Haixiong përshëndeti në këtë ceremoni.
Shen theksoi që si transmetuesi më i madh gjithëpërfshirës i mediave ndërkombëtare në botë, me formën më të madhe të biznesit dhe mbulimin më të gjerë, CMG përpiqet në mënyrë të vendosur për të përhapur paqen në Detin e Kinës Jugore, një regjistrues i bashkëpunimit pragmatik dhe një promovues i zhvillimit të favorshëm.

“Ne mezi presim të punojmë krah për krah me miqtë brenda dhe jashtë vendit për të ecur përpara dhe inovuar, për të shkruar së bashku një kapitull të ri në ruajtjen e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe trashëgimisë së qytetërimit, të kontribuojmë në ndërtimin e Detit të Kinës Jugore në një det paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi dhe të promovojmë ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta për njerëzimin!” u shpreh Drejtori i CMG-së.
Në këtë ceremoni, u publikua edhe raporti i njohjes nga Azia Juglindore mbi Detin e Kinës Jugore, i cili është mbështetur nga qendra e sondazhit global pranë Universitetit Renmin. Me analizat dhe studimet në mbi 6 vendet e Azisë Juglindore, si Indonezi, Malajzi, Vietnam, Filipine, Singapor dhe Tajlandë, janë prezantuar në këtë raport njohjet dhe qëndrimet e përgjithshme të banorëve të këtyre vendeve mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore. Sipas raportit, banorët e këtyre vendeve janë dakord që të trajtohet kjo çështje me rrugën diplomatike, me dialog dhe konsultime dhe po shpresojnë që të zhvillojnë bashkëpunim me Kinën në këtë rajon.
