Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke uruar festën shkroi se këtë vit në muajin e shenjtë Ramazan vendit tonë i ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha që tronditi të gjithë shoqërinë tonë, pa dallim përkatësisë fetare dhe etnike, se të gjithë solidarizohemi dhe bashkë jemi në pikëllim. Ajo foli edhe për lëvizjet gjeopolitike në botë dhe tha se ne jemi të brishtë në shumë sfera të shoqërisë.

Kryeparlamentari Afrim Gashi shkroi se Ramazan na mëson se agjërimi është rruga drejt pastrimit të shpirtit dhe çdo ditë është mundësi për zbatimin e vlerave të sinqeritetit, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë.

Kryeministri Hristijan Mickoski shkroi se kjo festë nënkupton se me vepra të mira, respekt të ndërsjellë, durim dhe mirëkuptim mund të mundohet e keqja dhe se përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës dhe tolerancës Maqedonia do të vazhdojë të afirmohet si shtet më i përparuar.

Duke e uruar festën, lideri i opozitares LSDM, Venko Filipçe tha se në frymën e vlerave që i sjell Ramazan Bajram, me punë të përbashkët mund të tejkalohen të gjitha sfidat dhe të ndërtohet një të ardhme më të mirë për shtet dhe qytetarët.