Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar Fitër Bajramin duke treguar porosinë kryesore të Ramazanit, transmeton TV21.

Nëpërmjet një video mesazhit, Kasami ka bërë thirrje që të festohet jeta dhe të forcohen lidhjet me të afërmit.

“Ramazani vjen në shtëpitë tona për ta festuar jetën, për të forcuar lidhjet mes të afërmve dhe për të ndarë gëzimin e vërtetë me të tjerët”, thuhet mes tjerash në urimin e Kasamit.