Të gjithë pensionistët në Maqedoninë e Veriut prej nesër pritet të marrin pensione me 2500 denarë rritje, përcjell TV21. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, marrë parasysh edhe rritjen prej 2500 denarëve që u bë në tetor të vitit të kaluar.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës për pensionim në Maqedoninë e Veriut, por, sipas tij, qeveria e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke lejuar punë deri në moshën 67 vjeçare vetëm për ata që dëshirojnë.
Sipas kreu të ekzekutivit, FMN-ja gjithashtu ka kërkuar rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e një takse variabël, por qeveria e ka hedhur poshtë këtë, duke theksuar se do t’i përmbahej taksës së sheshtë.
