Njëqind pacientë të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” të Koçanit janë ende duke u trajtuar brenda dhe jashtë vendit. Prej tyre tre janë në gjendje kritike, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Nga gjithsej 100 të shtruar, 20 janë ende duke u trajtuar në klinikat brenda vendit, ndërsa 80 në spitalet e huaja, ndërkaq dy pacientë pritet të kthehen sot nga jashtë, e deri në fund të javës pritet të kthehen më shumë pacientë që janë rehabilituar plotësisht.
