Një shkollë e kthyer në strehë për palestinezët në Gaza është bombarduar nga Izraeli, duke lënë pas një bilanc prej 27 viktimash, mes të cilëve edhe fëmijë dhe 100 të plagosurish.

Tre raketa goditën shkollën Dar al-Arqam në lagjen al-Tuffah mbrëmjen e së enjtes (3 prill), duke detyruar qindra-mijëra persona të zhvendosen nga Gaza.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se kishte marrë masa paraprake për të shmangur viktimat civile në bombardimet e asaj që e përshkroi si një qendër kontrolli për grupin militant Hamas.

20 persona të tjerë u vranë në një sulm ajror të agimit në periferinë Shejaia të qytetit të Gazës , duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të raportuara nga ministria lokale e shëndetësisë në 97 në 24 orët e fundit.

Vala intensive e bombardimeve izraelite vjen në mes të një zgjerimi të madh të operacioneve ajrore dhe tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në territorin e rrethuar palestinez pas vendimit të Izraelit për të braktisur një armëpushim dy-mujor dy javë më parë.

Ushtria izraelite tha të enjten se kishte goditur më shumë se 600 “objektiva terroriste” në të gjithë rripin që nga rifillimi i sulmeve ajrore në shkallë të gjerë më 18 mars. Ministria e shëndetësisë e Gazës, në të cilën OKB-ja mbështetet për të dhënat e viktimave, thotë se 1,163 njerëz janë vrarë në bombardime që nga rënia e armëpushimit.