Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani ka njoftuar se ka realizuar takim me deputetin e Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Halil Snopçe, transmeton TV21.
Ambasadori ka bërë të ditur se në takim është biseduar “në interes të forcimit të bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale e më gjerë por dhe për Korridorin VIII si një projekt strategjik që duhet të na afrojë më shumë”.
Ambasadori Meidani ka shprehur vlerësimin më të lartë për deputetin Snopçe.
“Diskutimet tona prekën edhe zhvillimet e fundit politike ku mendimi i një matematikani të mire dhe politikan me përvojë janë përherë të vyera. Diskutuam edhe për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, si një hap konkret për të thelluar dialogun institucional dhe për të ndërtuar ura të reja mes dy parlamenteve. Faleminderit, Halil, për një takim të frytshëm dhe miqësor! Parlamenti është zemra e demokracisë — dhe në rrugëtimin europian, përfshirja, bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësi për të ecur përpara”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Meidanit./TV21
