Mes atyre që shprehin kundërshtinë për politikat tregtare të Donald Trump është edhe kryeministri francez François Bayrou .

Në një intervistë për Le Parisien  ai thotë se tarifat e vendosura për mallrat e huaja përbëjnë një përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë franceze dhe evropiane.

FRANÇOIS BAYROU – KRYEMINISTER I FRANCES

“Vendimi i Trump është jashtëzakonisht serioz .Vendosja e këtyre detyrimeve të çmendura doganore do të çojë në një krizë globale .”

Kryeministri beson se viktimat e para të kësaj lufte tregtare mund të jenë vetë amerikanët ndërsa thekson se  kompanitë  duhet të rishqyrtojnë investimet e tyre përtej Atlantikut.Ai paralajërmon gjithashtu  se tarifat pritet  t’i kushtojë Francës  më shumë se 0.5%” të PBB-së së saj dhe rreziku i humbjes së vendeve të punës është  shumë i madh.

Kryeministri francez komentoi edhe mbështetjen e Donald Trump ndaj politikanes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Mbështetja e ofruar nga presidenti amerikan Donald Trump për kryetaren e partisëTubimi Kombëtra , Marine Le Pen , me argumentin se ka një “gjueti shtrigash”, përbën  për kryeministrin francez “ndërhyrje” në punët e brendshme dhe ato politike të Francës.