Mbrëmja e sotme rezervon derbin e fundit të sezonit, Tirana-Partizani, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.

Në fushë askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e këtij takimi, por një gjë mund të parashikohet me lehtësi: stadiumi do të jetë plot spektakël në tribuna.

Tifozët janë bërë gati për të mbështetur dy ekipet e kryeqytetit dhe kanë nisur marshimin drejt “Arenës Kombëtare”.

The post VIDEO: Derbi i Tiranës, tifozët marshojnë drejt stadiumit me entuaziazëm appeared first on Telesport.