Newcastle fiton në transfertë ndaj Leicester me shifrat 0-3, në ndeshjen përmbyllëse të kësaj jave në Premier League. “Qymyrxhinjtë” shënuan dy gola me Jacob Murphy Brenda 10 minutave të para, ndërsa në minutën e 35-të shënuan golin e tretë me Barnes. SHIKOGOLAT

Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim të rezulatit. Leicester edhe pse jo ende zyrtarisht, tashmë me pikët që ka dihet që do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, ndërsa Newcastle pasi fitoi trofeun e parë pas 70 vitesh, EFL Cup (Carabao Cup) ndaj Liverpool, tani do të synojë të arrijë objektivin tjetër madhor të këtij sezoni, që është kualifikimi në Champions.

Pas kësaj fitore, Newcastle renditet në vend të pestë me 53 pikë, po aq sa Chelsea e vendit të katërt. Ekipi i rejtuar nga Eddie Howe ka një avantazh në krahasim me City-n, Chelsea-n dhe Aston Villa-n, pasi ka një ndeshje më pak prej tyre.

Gara për vendin e tretë dhe të katërt në Premier League do jetë shumë e fortë dhe me siguri dy ekipet e tjera pas Liverpool-it dhe Arsenal-it që do të sigurojnë “biletën” për në Champions League do të vendosen në javën e fundit. Janë 5 ekipe në garë për dy “bileta”, Nottingham Forest, Chelsea, Newcastle, City dhe Aston Villa.

The post Newcastle bën detyrën ndaj “Dhelprave” dhe futet fuqishëm në garë për një vend në Champions (video) appeared first on Telesport.