Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë e ka vlerësuar lartë Aleancën ushtarake të nënshkruar javë më parë mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se do të ishte super sikur edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgari i bashkëngjiten të njëjtës, transmeton TV21.

“Aleanca që ndodhi mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, që më pëlqen dhe që do të mund t’i bashkëngjitet e Bullgaria… Me gjithë këto zhvillime që ndodhin në Serbi… Do të ishte super që Aleancës t’i bashkohet edhe Maqedonia. Se kemi diskutuar ende. Mua ideja më pëlqen shumë. Duhet ta diskutojmë, por nuk ka ardhur rasti”, tha Taravari në ClickPlus.