Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin Click Plus në TV21, theksoi se dy kryeministrat, Rama e Kurti duhet të reflektojnë dhe të qëndrojnë sa më shumë afër njëri-tjetrit, pasi që, siç shtoi do të ndikojë pozitivisht edhe këtu në Maqedoni por edhe gjithë kund ku ka shqiptarë.
“Ne jemi shumë të vegjël. Mua më shumë më intereson bashkëpunimi më i përafërt i Shqipërisë me Kosovën. Ne duhet të reflektojmë në këto momente, unë dëshirojë që sa më shpesh t’i shoh kryeministrat Kurti dhe Rama që të jenë së bashku të reflektojnë, ai reflektim ndikon edhe këtu në Maqedoni, edhe Preshevë, Bujanocë e Medvegjë, Mal të Zi. Unë mendoj se ato bashkëpunojnë për punë të rëndësishme dhe besoj se ka vullnet të mirë mes atyre që së paku këtë periudhë të reflektojnë dhe të jenë sa më shpesh bashkë. Mendoj se këto 1 – 2 vitet e ardhshme do të jenë vite të vështira për shqiptarët, nuk flas për Maqedoninë, ne këtu jemi si zorrë qorre, ma me rëndësi e kemi çështjen e Kosovës është shumë e rëndësishme. Kur Prishtina dhe Tirana janë mirë, ne jemi perfekt. Kur janë ato të sinkronizuar mirë ne jemi shumë më mirë se ato. Unë mendoj se këto 3 – 4 vjet ka pas bashkëpunim të mirë edhe pse ka pasur “një rivalitet”, po bashkëpunime dhe nënshkrime të memorandumeve për bashkëpunim, hapje të kufijëve dhe bashkëpunime ekonomike dhe strategjike ka pasur Kosova dhe Shqipëria si asnjëherë më parë. Mendoj se kryeminsitrat, kjo do të reflektonte pozitivisht jo vetëm në Maqedoni por gjithë andje ku jetojnë shqiptarët”, tha Arben Taravari – kryetar i ASH-së.
