Kryetari i ASh- VLEN, Arben Taravari ka shpalosur propozimin e tij se si të dalë VLEN-it me listat e këshilltarëve në zgjedhje lokale, transmeton TV21.

Propozon që në ato komuna, ku varësisht se cila parti e VLEN të ketë kandidatin për kryetar, të ketë 40% të këshilltarëve. 60% e këshilltarëve t’u takojnë partive që nuk e kanë kandidatin.

“E shoh një tendencë, që më pengon realisht se thonë Taravari kërkon 40% të listave. Nuk është ashtu. D.m.th marrëveshja është që aty ku ka kandidat LR, Saraj apo Çair, të ketë 40% të këshilltarëve dhe 60% t’i ndajnë partitë tjera. Në Gostivar hipotetikisht ka kandidat ASh-ja dhe të kemi 40% të kandidatëve dhe 60% t’i kenë partitë tjera. Në Tetovë e ka Besa, ajo të ketë 40% të këshilltarëve. Kjo nuk është ekskluzivisht vetëm për Aleancën”, sqaroi Taravari. në Click Plus dhe shtoi se aty ku nuk kanë kandidat, të shkojnë me nga 25%.

Taravari shkon më tej. Thotë se ASh qëndron mirë në gjashtë komuna dhe sipas tij, në ato komuna të realizohet sondazh i dyfishtë dhe varësisht se cili fiton, ai emër të dalë si kandidat.

“Ne kemi 5-6 komuna që krejt mendojnë se jemi më të mirët. Nisem prej vetes, por edhe tjerët mendojnë… Për shembull në Saraj, në Likovë, në Zhelinë, në Bogovinë, në Tearcë… Krejt mendojnë se jemi më të mirët”.

“Hajde angazhojmë agjenci ose sondazh të dyfishtë. Japim emrat e individëve. Për shembull, ne japim në Saraj Blerant Ramadanin, LD-ja Muhamed Elmazin, Orhan Murtezanin e jep Alternartiva, Hasim Murtezanin e jep Besa. E angazhojmë UBO-n e Kosovës. E angazhojmë një agjenci prej Maqedonie. Prandaj hajde t’i anketojmë, kush është më i miri atë e lëshojmë si kandidat i VLEN-it”, tha Taravari më tej, transmeton TV21.