Me ftesë të kryeministrit Mickoski, në Qeveri u mbajt seancë e jashtëzakonshme me të gjitha sindikatat. Temat kanë qenë Marrëveshja e përgjithshme kolektive, marrëveshja në sektorin publik si dhe paga minimale, përcjell TV21. Është arritur marrëveshje që duke filluar nga maji i këtij viti, d.m.th. nga paga e prillit, të fillojë pagesa e shtesave të pagës në administratën publike dhe në katër vitet e ardhshme ato të rriten për gjithsej 30%. Kjo marrëveshje nuk vlen vetëm për gjyqësorin. Përndryshe pas takimit sindikatat nuk kursyen akuzat e ndërsjella për atë se kush punon e kush jo për interesat e punëtorëve. Përndryshe sipas informacioneve, Organizata e punëdhënësve është tërhequr nga rishikimi i kërkesës për rritjen e pagës minimale në 500 euro.
“Ne jemi dakorduar që ato 30% shtesa të pagave t’i marrim në disa këste, nëse ashtu mund të them, në afat prej 4 vjetëve. Ndërsa përveç kësaj, përsëri theksoj, shtesa në paga, jo rritje e pagave, ndërsa të gjithë të punësuarit e këtyre institucioneve që protestuan çdo mars do të marrin harmonizim të pagave, do të jetë kjo me rritje të pagës mesatare apo minimale”, tha Tërpe Deanoski, sekretar i përgjithshëm i AOGJSH-së.
