Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi një njoftim sot më 9 prill. Sipas dispozitave përkatëse të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Republikës Popullore të Kinës dhe Rregulloreve të Republikës Popullore të Kinës për Kontrollin e Eksportit të Artikujve me Përdorim të Dyfishtë, me qëllim mbrojtjen e sigurinë, interesave kombëtare dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare si mospërhapja, vendi ka vendosur të përfshijë 12 entitete amerikane në listën e kontrollit të eksportit, duke përfshirë “American Photonics” dhe të marrë masat e mëposhtme:

1. Ndalohet eksporti i artikujve me përdorim të dyfishtë për 12 entitetet e mësipërme të ShBA-së. Çdo aktivitet eksportues që po zhvillohet aktualisht, duhet të ndërpritet menjëherë. 

2. Nëse eksporti është vërtet i nevojshëm, si edhe në rrethana të veçanta, operatori i eksportit duhet të aplikojë në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.

Ky njoftim hyn në fuqi në orën 12:01, datë 10, prill, 2025.

Lista e entiteteve (9 prill 2025): 

1. American Photonics

2. Novotech, Inc.

3. Echodyne

4. Marvin Engeering Company, Inc.

5. Exovera

6. Teledyne Brown Engineering,  Inc.

7. BRINC Drones, Inc.

8. SYNEXXUS, Inc.

9. Firestorm Labs, Inc.

10. Kratos Unmanned Aerial Systems, Inc.

11. Domo Tactical Communications

12. Insitu, Inc.