Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa.
Osmani tha se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta ndërsa theksoi se ky është takimi i parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve Kosovë-Siri.
“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar ajo.
Osmani po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit të Antalisë. /21Media
