E në lidhje me këtë, nënkryetari i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Krenar Lloga, përmes një statusi në Facebook, u shpreh se meritorë të vetëm për pikën e përbashkët kufitare One Stop Shop mes Maqedonisë dhe Kosovës është qeveria e vitit 2023 e përbërë nga LSDM-BDI-ASH. Sipas tij, shumica aktuale VLEN-DPMNE është përgjegjëse për vonesat gati njëvjeçare për lëshimin në përdorim të këtij sistemi.