“Kriva Reka nuk ju ka faj” porositën sot eko aktivistët në protestën e mbajtur në lidhje me ndotjen e Kirva Rekës që ndodhi si pasojë e rrjedhjes së ujit nga miniera Toranica, nën menaxhim të kompanisë Bullmak 2016. Para Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapsiror të pranishmit kërkuan përgjegjësi, qasje në analizat e ujit si dhe masa për mbrojtjen e ujësjellësit në rajon. Drejtorja e Inspektoratit shtetëror për ambinet jetësor, Ivana Ginovska, atëherë deklaroi se incidenti ekologjit në minierën Toranica nuk do të mbetet në gjysmë të rrugës, por do të zbardhet dhe do të ketë epilog gjyqësor.
