Sudani njeh Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar edhe një njohje ndaj Kosovës, transmeton TV21.

Nga Forumi Diplomatik i Antalias, Osmani ka njoftuar se Sudani është shteti më i ri që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Sudani njeh Republikën e Kosovës!
Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë! 🇽🇰 🇸🇩“, ka shkruar Osmani.