Një veturë e ekipit të kryeministrit në dorëheqje Albin Kurtit, duket se është prishur gjatë ditës së sotme. Kështu pretendon deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Ai ka publikuar një video ku shihet se si pjesëtarë të mbrojtjes së afërt tentojnë ta ndezin të njëjtin përmes kabllove elektrike.
“Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione” – dëgjohet duke thënë në prapavijë deputeti Behrami.
Ndërkohë, krahas videos ai ka shkruar:
“As xhipat nuk po i funksionojnë më. Jep dorëheqje Albin, zbtit nga xhipat, hajde në Kuvend si deputet! Merri me vete 500K imagjinare dhe konstituoje Kuvendin. Por, me 53 vota mundesh me shku vetëm në opozitë! Nuk të shpëton as Presidentja, as Lista Serbe kësaj radhe!”.
