Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë letrën e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, tha Kupina. /RTV21/21Media
