Drejtori i Agjencës së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov në emisionin Biznis 21 në TV21, deklaroi se edhe pse AUV është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve të sigurisë së ushqimit, përgjegjësinë përfundimtare për ushqimin e pasigurt e kanë operatorët.

“Ne si Agjenci kemi obligim që të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të garantojmë sigurinë e ushqimeve të vendosura në treg, por operatorët, si subjekte që ofrojnë ushqimin, mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ofrojnë për konsumatorët”, tha Oliver Millanov në Biznis 21.

Millanov mes tjerash shtoi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do të vazhdojë me kontrollet dhe do të sanksionohen të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.