Janë mbyllur pjesët e para në 4 ndeshjet çerekfinale të kthimit në Europa League, aty ku bie në sy fitorja e Manchester United me rezultatin 2-0 teksa skuadra e Amorim ka shënuar në fillim të ndeshjes me anë të Ugarte dhe më pas e ka bërë edhe para pushimit me Dalot, që ka finalizuar bukur brenda zone.
Ka qenë deri tani një ndeshje emocionuese ku edhe Lyon i Fonsecas i ëshë afruar golit disa herë por edhe “Djajtë e Kuq”. Pas barazimit 2-2 në Francë, Man United tani e sheh vetën në gjysmëfinale.
Sakaq, në Gjermani, Tottenham ka shënuar me anë të Solanke me penallti pas barazimit 1-1 në Londër. Skuadra “Spurs” do të provojë të mbajë avantazhin 45′ e dyta.
Ndërkohë, Lazio me rikthimin e Castellanos pas dëmtimit ka gjetur pikërisht golin ndaj Bodo Glimt, por duhet edhe një tjetër që të shkojë të paktën në shtesë pasi u mund 2-0 në Norvegji.
Edhe Athletic Bilbao ka zhbllokuar shifrat ndaj Rangers në fund të pjesës së parë me anë të Sancet me penallti. Ndeshja e parë, kujtojmë, ka dalë 0-0.
The post EUROPA LEAGUE | Man United prek gjysmëfinalen, Lazio tenton përmbysjen. Tottenham befason Frankfurt (VIDEO) appeared first on Telesport.
