Nga sezoni tjetër, Spanja dhe Anglia do të kenë 5 skuadra në Champions League pasi sonte u vulos gjithçka edhe te gara që kishte mbetur e hapur mes Serie A dhe La Liga-s por Bodo Glimt shkruajti historinë pasi u bë ekipi i parë i Norvegjisë që shkon në një gjysmëfinale të një kompeticioni europian, pasi sonte në Romë me penallti arriti t’ia dilte ndaj bardhekaltërve, të cilët fituan 2-0 në kohën e rregullt por në shtesa, pavarësisht golit të 3-0, miqtë shënuan. Lazio humbi 3 penallti!
Gjysmëfinalja do të jetë ndaj Tottenham për Bodo Glimt, teksa ekipi anglez fitoi 1-0 në Gjermani ndaj Frankfurt me golin e Solanke.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao e pati të lehtë ndaj Rangers dhe do të përballet pikërisht me Manchester United që bëri përmbysjen dramatike ndaj Lyon në një ndeshje ku pati 9 gola!

The post ZYRTARE | Spanja dhe Anglia me 5 vende në Champions! Ekipi novegjez shkruan historinë e kombit të tij (VIDEO) appeared first on Telesport.
