Sipas O Jogo, lojtarët e Porto-s po festonin ditëlindjen e Otavio-s në një klub të njohur në zonën e Boavista: situata doli shumë shpejt nga kontrolli, siç e tregojnë videot që u shfaqën në të gjitha rrjetet sociale.

Festa ka vazhduar deri në orën 4 të mëngjesit mes alkoolit dhe femrave dhe lojtarët e përfshirë janë larguar kur ka mbërritur policia.

Ata janë Danny Namaso, Tiago Djalò (lojtar i Juventus-it i huazuar te Porto), William Gomes dhe Otavio, si dhe Martim Fernandes dhe Nehuen Perez të cilët megjithatë u kthyen në shtëpi herët.

Festa në fjalë filloi në orën 20:00, por vazhdoi pafundësisht, duke ndezur inatin e tifozëve të cilët u grumbulluan para stadiumit për të fyer lojtarët.

Ndërhyrja e policisë i detyroi të largoheshin me makinë, por edhe aty u filmuan teksa nxituan për në shtëpi.

The post Festa e lojtarëve të Porto-s që shkaktoi skandal: ndërpritet nga policia (Video) appeared first on Telesport.