Pishina në kuadër të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” është mbyllur përkohësisht, për shkak se ka rënë një lajsnë nga tavani, përcjell TV21. Sipas SDK.mk, pishina nuk do të punojë si për rekreacion, ashtu edhe për klubet sportive për një muaj e gjysmë. Drejtori Apostollovski thotë se problemi është shfaqur pasi nuk është bërë rikonstruksion i plotë në vitin 2010.

“Menjëherë kemi thirrur profesorë të Fakultetit të Ndërtimtarisë, të cilët kanë inspektuar të gjithë objektin, është konstatuar se konstruksioni mbajtës prej çeliku është mirë, por për shkak se rikonstruksioni nuk është bërë i plotë, pra nuk ka qenë në përputhje me projektin, shfaqen këto probleme”, ka deklaruar për SDK Daniell Apostolovski, drejtor i Q.S. “Boris Trajkovski”.