Një 65-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person në shumë të 23,000 eurove, përcjell TV21. Sipas denoncimit, shkupjani i kishte dhënë paratë për punësimin e nipit të tij.
“Me datë 23.04.2025, në ora 19:30 në SPB-Shkup, një 65 vjeçar nga rajoni i Shkupit ka raportuar se në periudhën nga muaji maj 2024 deri në shtator të vitit 2024, është mashtruar nga personi F.N. në shumë prej 23.000 euro. Sipas denoncimit, ai i kishte dhënë para në disa raste për të ndihmuar në punësimin e nipit të tij, por deri në momentin e raportimit të ngjarjes, ai nuk e kishte përmbushur marrëveshjen. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
