Sulmuesi turk Arda Guler ishte protagonist i fitores më të fundit të Real Madrid, 1-0 kundër Getafe. Një sukses që i jep mundësi ekipit “los blancos” të qëndrojë pas Barcelona dhe rigjejë qetësinë.
“Shënova një gol të shkëlqyer dhe jam shumë i lumtur me tre pikët. Luftuam si ekip, luajtëm një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur që fituam”, u shpreh Arda Guler.
Më tej, talenti turk komentoi: “Luajta në një pozicion ku ndihesha shumë rehat. E dinim që kjo ndeshje do të ishte e vështirë, por në fund ia dolëm mbanë të marrim atë që dëshironim”.
“Pati shumë duele dhe ndërhyrje, por në pjesën e parë arritëm ta thyenim presionin, veçanërisht kur e kishim topin ne
“Finalja e Kupës është një ndeshje e rëndësishme dhe ne kemi shumë besim në vetvete. Jemi Real Madrid dhe jemi të mësuar më të tilla finale, ndaj duhet t’ia dalim mbanë. Rroftë Madridi!”, tha Guler.
The post Arda Guler: Finalja e Kupës së Mbretit e rëndësishme, mund ta mposhtim Barcelonën appeared first on Telesport.
