Mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë. Këto janë rezultatet e testeve të kryera në J-Medical ndaj sulmuesit të Juventus, Dusan Vlahovic, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes në Parma.
“Gjendja e tij, – njoftoi klubi bardhezi, – do të monitorohet çdo ditë“. Kohët e rikuperimit vlerësohen midis shtatë dhe dhjetë ditësh, ndaj mungesa e tij në ndeshjen e së dielës kundër Monzës është e sigurt.
Stafi mjekësor do të përpiqet ta rikuperojë serbin në prag të ndeshjes kundër Bologna më 4 maj. Vendin e tij pritet ta zërë Conceiçao, ashtu sikurse ndodhi edhe kur u dëmtua pak ditë më parë. Edhe Koopmeiners dhe Mbangula punuan përsëri veçmas.
The post Telashe për trajnerin Igor Tudor, humbet sulmuesin kryesor për 10 ditë appeared first on Telesport.
