Sindikata e kulturës konfirmoi se ka filluar pagesa e pagave, mirëpo nuk është në përputhje me marrëveshjet kolektive, por siç thotë, nën udhëzime të Ministrisë së kulturës, ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Financave me një formulë të re joligjore. Theksojnë se paga e tillë e marrë me interpretim të marrëveshjes kolektive sipas dëshirës është me gabime.
“Përpunimi i zgjidhjeve për pagë dhe vetë llogaritja është bërë nën presion, fillimisht ndaj drejtorëve e më pas edhe ndaj të punësuarve në institucionet që janë të angazhuara për përgatitjen e pagave. Ata nën presion të personave udhëheqës u detyruan të bëjnë diçka gjë për të cilën vlerësonin se nuk është sipas ligjit”, thonë nga Sindikata për Kulturë e Maqedonisë.
Megjithatë në institucionet kulturore që janë nën nivelin lokal, ende nuk janë lëshuar pagat, posaçërisht në institucionet që janë nën Qytetin e Shkupit.
“Veprimtaritë nga kultura, përkatësisht institucionet kulturore që janë nën Qytetin e Shkupit ende nuk kanë marrë pagë. -Kur do të marrin? Shpresoj se deri më 1 maj do të arrijnë? -Nëse nuk arrijnë? Për shkak se një festë kaloi, pagat nuk i morën…Nëse nuk arrijnë, anëtarësia dhe udhëheqja do të vendos çfarë më tej, çfarë do të bëjmë”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Arsyeja për këtë është që një pjesë e drejtorëve nuk pranojnë që të përpilojnë zgjidhje të reja që bazohen në udhëzimet e paplota që janë dërguar nga Ministria e kulturës. Problemi është interpretimi i ndryshëm i Marrëveshjes së përgjithshme dhe kolektive, përkatësisht 10% rritje e pagës në nivel vjetor, që është dakorduar në vitin 2023.
“Jo se dikush i shkurton këto 10%. Megjithatë ata nuk kanë hyrë në sistem. Kjo do të thotë se atë përqindje prej 10% në vitin 2023, në vitin 2024 i dhanë me rritjen e pagës minimale, që nuk është mirë, nuk është në rregull, për shkak se tani del që paga minimale në veprimtarinë e kulturës është më e lartë nga paga minimale në nivel nacional për 10%. Kjo është në kundërshtim me ligjin për pagë minimale”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Për tejkalimin e problemit, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Nedellkov paralajmëroi grupe pune me ministrinë ku do të kërkohen zgjidhje.
