Nga BDI nëpërmjet një komunikate i kanë reaguar kryetarit të LD-së, Izet Mexhitit i cili tha se ka pasur ofertë për t’u rikthyer në BDI, transmeton TV21. Nga BDI-ja deklaratën e Mexhitit e quajn gënjeshtër të ulët.
“Izet Mexhiti nuk u largua nga BDI për parime, por për interesa.
Ai nuk e kaloi vetingun për korrupsionin dhe devijimet ideologjike që kërkonin pastrim të brendshëm – sepse ai ishte i kapur nga to.
Dhe sot, në vend që të kërkojë falje për dëmin që i shkaktoi strukturës dhe besimit të anëtarësisë, krenohet që është bërë shërbëtor i projektit më antishqiptar në historinë e vendit tonë – një qeveri që fyen gjuhën, mohon barazinë dhe përjashton shqiptarët nga vendimmarrja.
Deklarata e tij se i është ofruar rikthimi në BDI sepse “Ali Ahmeti do të tërhiqet dhe ai do ta marrë partinë” është jo vetëm gënjeshtër e ulët, por edhe dëshmi e arrogancës së një njeriu që mendon se partia është plaçkë për pazare”, thonë nga BDI.
