Rei Manaj është rikthyer te goli në Superligën turke. Sivasspor po fiton 2-0 ndaj Antalyaspor, në një sfidë shumë vendimtare për të siguruar qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 62-të ku Radakovic dërgoi topin në rrjetë, ndërsa goli që do të vuloste fitoren do të shënohej nga Rei Manaj. SHIKOGOLIN

Sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 75-të me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi si i “çmendur” duke hequr bluzën, për këtë arsye u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri kryesor i takimit.

Me këtë fitore, Sivasspor renditet në vendin e 15-të me 34 pikë, ku është ende në zonën e ftohtë, pasi 4 ekipet e fundit shkojnë në ligën e parë turke.

The post Rei Manaj vulos fitoren e Sivasspor, shqiptari feston si i çmendur golin e tij, me të drejtë (video) appeared first on Telesport.