Klubi i mundjes “Shkupi” ka shkruar historinë, për herë të parë është shpallur kampion shtetëror për pionierë, përcjell TV21. Nga “Shkupi” thonë se vetëm 4 vjet pas formimit, nga ky klub dolën 3 kampionë, 4 nënkampionë dhe 4 medalje të bronzta.
“Ky sukses është rezultat i mundit dhe përkushtimit të çdo mundësi dhe trajneri që ka kontribuar për këtë arritje të jashtëzakonshme. Çdo pjesëmarrës ka qenë pjesë e fitores së klubit tonë. Falënderojmë të gjithë ata që besuan në ne dhe që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐱𝐡 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚 – 𝟒𝟖 𝐤𝐠, 𝐀𝐛𝐝𝐮𝐥𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐢 – 𝟓𝟐 𝐤𝐠, 𝐙𝐚𝐢𝐦 𝐙𝐚𝐢𝐦𝐢 – 𝟒𝟏 𝐤𝐠. 𝐍𝐞̈𝐧𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐞̈𝐭 𝐭𝐚𝐧𝐞̈: 𝐇𝐚𝐫𝐮𝐧 𝐌𝐞𝐦𝐞𝐝𝐢 – 𝟑𝟖 𝐤𝐠, 𝐃𝐨𝐫𝐚𝐫𝐭 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 – 𝟓𝟐 𝐤𝐠, 𝐀𝐦𝐚𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 – 𝟓𝟕 𝐤𝐠, 𝐄𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐮𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢 – 𝟖𝟓 𝐤𝐠, 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐛𝐫𝐨𝐧𝐳𝐭𝐞̈: 𝐀𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐗𝐡𝐞𝐦𝐚𝐢𝐥𝐢 – 𝟑𝟖 𝐤𝐠, 𝐀𝐝𝐞𝐦 𝐌𝐞𝐦𝐞𝐝𝐢 – 𝟒𝟏 𝐤𝐠, 𝐈𝐥𝐡𝐚𝐧 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐞𝐳𝐢 – 𝟔𝟖 𝐤𝐠, 𝐉𝐮𝐬𝐮𝐟 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐢 – 𝟖𝟓 𝐤𝐠”, shkruhet në njoftimin e “Shkupit”.
