Një i ri ka humbur jetën në një aksident në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, përballë çerdhes “Fidani”, ku i riu që po voziste motoçikletë, është përplasur me një trotinet që po e voziste një 14-vjeçar.

“Motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen. Ndërkohë, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të cilat janë konfirmuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.”, thonë mes tjerash nga MPB.