Juventus ka fituar 2-0 ndaj Monza-s në “Allianz Stadium”, në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh pas 11 minutash lojë.
Ishte argjentinasi Nicolas Gonzalez, i cili zhbllokoi shifrat me një goditje shumë të bukur dhe të fuqishme nga distanca. Një gol që i ka çliruar bardhezinjtë, të cilët do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt takimin.
Në minutën e 33-të, Kolo Muani shënoi golin e dytë pas asistit të Thuram. Në fund të pjesës së parë, Juventus mbetet me 10 lojtarë pasi Kenan Yildiz del direkt me karton të kuq pasi goditi me bërryl kundërshtarin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Juventusi, rezultat që nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e katërt me 62 pikë, por Bologna e vendit të pestë ende nuk ka luajtur, ndërsa Monza renditet e fundit dhe dihet prej javësh që sezonin e ri do të luajë në Serie B.
The post Juventus bën detyrën ndaj Monza-s, Yildiz e tepron! Turku ndëshkohet direkt me karton të kuq (video) appeared first on Telesport.
