Tirana në volejboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion, pas triumfit 3-1 ndaj Skënderbeut në finalen e tretë play off luajtur në Farkë (25-21, 25-13, 21-25, 25-17).

Kjo ishte sfida e shtyrë pak ditë më parë për shkak të aksidentit automobilistik që pati skuadra korçare gjatë udhëtimit për në Tiranë.

Edhe kjo përballje, ashtu si ajo e parë luajtur në Korçë, u dominua nga vajzat bardheblu, që pavarësisht se humbën një set ishin ndjeshëm më superiore në fushë dhe e merituan fitoren.

Skënderbeu luajti me hope, shpesh ishte konfuz në lojën e tij dhe çaloi në bllok. Ndërsa Tirana dukej më e karikuar dhe energjike, duke mos  e vënë në diskutim fitoren.

Tashmë kryeqytetaset janë një fitore larg titullit, që mund të vijë edhe në Korçë më datën 2 maj, në ndeshjen e tretë fitore.

Finale-Play off, Femra

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 0-3

Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 3-1

02/5, Skënderbeu – Tirana, 17:00

The post Tirana mposht sërish Skënderbeun, titulli kampion është vetëm një fitore larg appeared first on Telesport.