Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos.

Mesfushori gjerman u largua verën e shkuar dhe skuadra madrilene po vuan për një lojtar si ai. “Toni është ai i cili vendos me një shikim nëse duhet të sulmojmë apo të ruajmë ritmin”, thoshte Casemiro.

“Real Madridi ka një problem: quhet Toni Kroos. Ai u tërhoq dhe Luka Modric nuk po bëhet më i ri. Këtij ekipi i duhet një lojtar që dikton ritmin e skuadrës, që kontrollon tempon e lëvizjeve të shokëve”, thotë Ferdinand.

“Real Madrid ka lojtarë të shkëlqyer, por tani mungon ky përbërës i rëndësishëm në kontingjentin e skuadrës. Problemi është se tregu ka pak lojtarë të tillë”, shton ish-mbrojtësi i Manchester United.

The post Cili është problemi numër 1 i Real Madridit? E zbulon legjenda angleze: “Quhet Toni Kroos” appeared first on Telesport.